Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, Znj. Neime Binaku – Isufi, ka mbajtur një ligjëratë për studentët e Kolegjit privat Universum.
Kolegji respektiv Universum fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.
Në ligjëratën për studentët e kolegjit Universum, znj. Binaku-Isufi ka prezantuar para audiencës së kolegjit Universum dispozitat e ligjit dhe politikat e konkurrencës, funksionimin, fushë veprimtarinë, rolin dhe mandatin e AKRK-së. Po ashtu Znj. Binaku në prezantimin e saj ka sqaruar procedurat që duhet ndjekur paraqitësit e iniciativave në Autoritetin e Konkurrencës si dhe ka shpjeguar se në cilat raste trajtohen dhe ndërhyn Autoriteti në tregje të caktuara. Znj. Binaku Isufi ka paralajmëruar gjithashtu se kjo do të jetë një proces i fillimit të avokimit me Universitetet publike dhe kolegjet private për të avokuar për politikat dhe rregullat e së drejtës së konkurrencës. Së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës ka shtuar angazhimet për procesin e avokimit me palët e interesit.