Prishtinë, më 10.05.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë:
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 24.04.2023, me Nr. Prot. 172/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me blerjën e aksioneve nga Barawind sh.p.k, Beograd, dhe H-Planet, razvoj in inženiring projektov, d.o.o, IVICOM Holding GmbH.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Shitblerje të aksioneve, të lidhur me datë; 27.03.2023, ndërmjet, Barawind sh. p. k Beograd (blerësi). H-Planet, razvoj in inženiring projektov, d.o.o dhe IVICOM Holding GmbH (shitësit) mbi/dhe Ve Rakova Bara d.o.o (targeti).
IVICOM Holding GmbH, është shoqëri me përgjithësi të kufizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Austrisë, e regjistruar në Gjykatën Tregtare të Vjenës, me numër të regjistrit të biznesit FN 384723 W. dhe me selin e saj të regjistrit në Wiedner Hauptstrasse 76/2/1, 1040 Vjenë, Austri (shitës)
H-Planet, rezvoj in inženiring projektov, sh.p.k është shoqëri me përgjithësi të kufizuara e themeluar sipas ligjeve të Sllovenisë, e regjistruar në Gjykatën e Sllovenisë, me numër të regjistrimit 876488300, dhe me selin e saj të regjistruar në Vervovskova ulica SSA, 1000 Ljubjanë (shitës).
Shitësit janë aksionar të Kompanis H-Planet 30% të aksioneve në Kompaninë (H-Planet Share) dhe IVICOM mbi 70% të aksioneve në Kompaninë (Ivicom).
Barawind sh,p,k Beograd, është shoqëri me përgjithësi të kufizuara e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Serbisë, e regjistruar në Regjistrin e Subjekteve Tregtare të mbajtur nga Agjencia e Regjistrimeve të Biznesit, me numër e regjistrimit 21887153 dhe me seli të regjistruar në Mihajla nr. 115e, 11070 Beograd Serbi (blërsi) është kompani e cila është inkorporuar me qëllimin e vetëm për të marrë kontrollin në kompaninë e synuar nga H-Planeti dhe Lamium Trade.
VE Rakova Bara d.o.o Žagubica është shoqëri me përgjithësi të kufizuara e organizuar dhe ekzistuese në bazë të ligjeve të Serbisë e regjistruar në Regjistrin e Subjekteve Tregtare të mbajtur nga Agjencia e Regjistrimeve të Biznesit, me numrin e regjistrimit 21680532 dhe me adrës në Jug Bogdanova 2, Žagubica, Serbi (targeti)
Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.