Zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, janë duke marrë pjesë në tryezën në lidhje me përgatitjen e Raportit për aktet nënligjore/ faza IV. Në kuadër të kësaj tryeze, po diskutohet lidhur me përgatitjen e strategjisë së re si dhe idetë fillestare për Arkitekturën e re të Autoritetit të Konkurrencës. Kjo tryezë mbështetet nga projekti, EU Support to the Kosovo Competition Authority, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës.