2061 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

AKRK merr pjesë në "Pre-Bidding Conference"

Sot kryetarja znj. Neime Binaku-Isufi, së bashku me ud. Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Konkurrencës Selajdin Beqa, po marrin pjesë në "Pre-Bidding Conference" e cila organizohet nga Minstria e Ekonomisë me USAID.
Kjo konferencë ka për qëllim njoftimin e të gjithë investitorëve të interesuar, për procedurat dhe mënyrën e ofertimit në ankandin e parë solar prej 100 MW i cili organizohet në Kosovë. Konferenca para ofertuese ka bashkuar zhvilluesit e projekteve, institucionet e sektorit të energjisë, partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit dhe palët e interesit në sektorë për të diskutuar ankandin e parë të energjisë së ripërtritshme.
  • Share