2062 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Takim me Komisionerën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Sot, më datë 25/05/2023, në zyret e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me ftesë të znj. Neime Binaku Isufi - kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, është mbajtur takim me znj, Krenare Sogojeva Dermaku, Komisionerën e Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Në këtë takim, ndër të tjera, janë diskutuar çështje të cilat ndërlidhen me punën, rolin dhe mandatin e dy institucioneve respektive.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës Znj. Neime Binaku Isufi,  theksoj se është evidente se gjatë punës së tij Autoriteti përkitazi me detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga zbatimi i Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqitet nevoja, që të konsultohet me Agjencion pë Informacion dhe Privatësi – AIP dhe anasjelltas.

Temat për diskutim ishin që të shqyrtohet mundësia, që për raste të caktuara lidhur me dilemat profesionale, që mund të paraqiten gjatë hetimit, institucionet të ndihmojnë njëra-tjetrën me ekspert; Diskutimi për çështjen e Mbrojtjes së të Dhënave nga Autoriteti i Konkurrencës si dhe sfidat në zbatim të ligjeve, nga AIP dhe AKRK.

Të dy institucionet u dakorduan se intensifikimi i mëtejmë i bashkëpunimit do jetë vlerë e shtuar dhe u propozua që ky bashkëpunim të materializohet dhe formalizohet, përmes  Memorandumit të Bashkëpunimit (MoU). Përcaktimi dhe njohja e ndërsjellë e këtyre përgjegjësive shmang mbivendosjen e akteve juridike të dala nga këto institucione dhe mënjanon ndërhyrjet në kompetencat ligjore të njëri-tjetrit. Po ashtu, është përmendur që në raste të caktuara lidhur me dilemat profesionale që paraqiten gjatë hetimit, institucionet përkatëse të ndihmojnë njëra-tjetrën.

 

 

 

Prishtinë, 25.05.2023

  • Share