Prishtinë, më 26.05.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 19.05.2023, me Nr. Prot. 224/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me blerjen dhe marrjen e kontrollit të Korabi Corporation Sh.p.k nga Puratos NV.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen/ Letër Qellimin të lidhur ndërmjet palëve Puratos NV (blerësit), dhe Z. Bashkim Zeka (shitësi), Korabi Corporation Sh.p.k (targeti).
Puratos NV., është kompani e inkorporuar, në pronësi 100% të Puratos Group e cila funksionon sipas ligjeve të Mbreterisë së Belgjikës, me adresë të regjistruar në; Industrialaan 25 1702 Dilbeek, Belgjikë, me numër të biznesit 0438.632.416.
Korabi Corporation Sh.p.k., me adresë të regjistruar në; Llapnasellë pn., Graçanicë, Kosovë me numër unik identifikues 811374941, është në pronësi të personit fizik Z. Bashkim Zeka, me numër personal të identifikimit 1004145964, i cili mbanë 100% të aksioneve në Korabi Corporation Sh.p.k.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.