2071 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Autoriteti i Konkurrencës në vizitë studimore në Çeki

Një delegacion i Autoritetit të Konkurrencës, të kryesuar nga Kryetarja Binaku Isufi dhe u.d. Drejtori Beqa, po qëndrojnë për një vizitë studimore në Çeki.

Në fillim të vizitës u mbajt një takim mirëseardhje në Zyrën Çeke për Mbrojtjen e Konkurrencës në Bërno. Kryetari i Zyrës, Petr Mlsna: “Më vjen mirë që mund të ndajmë përvojën tonë shumëvjeçare në mbrojtjen e konkurrencës ekonomike me kolegët kosovarë që të menaxhojnë me sukses fazën e përafrimit me Bashkimin Evropian (BE)." Mlsna bëri një prezantim të shkurtër për përpjekjet e Zyrës për harmonizimin me rregulloren ligjore të BE-së në fuqi, por edhe foli për rolin e institucionit si përgjigje ndaj zhvillimeve globale në sektorin e energjisë dhe inflacionit.

Për disa ditë me radhë, Zyra Çeke do të ndajë me Autoritetin e Konkurrencës zbatimin e kornizës ligjore me të cilën funksionojnë për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg. Do të prezantohen detaje nga rastet studimore se si trajtohen marrëveshjet e kartelit, por edhe se si mbrohet interesi i publikut gjatë trajtimit të rasteve të abuzimeve me pozitë dominuese. Gjithashtu, përvoja e Zyrës Çeke do të dëgjohet edhe për të identifikuar fushat për bashkëpunim ndërkombëtar në dobi të rregullores së konkurrencës. Si dhe, do të flitet për rëndësinë e komunikimit me median dhe publikun.

Kjo vizitë studimore i ndihmon Autoritetit të Konkurrencës për të çuar përpara ndryshimet në organizimin e tyre të brendshëm, që përfshinë proceset, procedurat dhe sistemet e teknologjisë informative të Autoritetit. Ky proces i organizimit, si dhe vizita studimore përkrahen nga projekti i financuar nga BE-ja “Përkrahje për Autoritetin e Konkurrencës dhe Zyrën për Ndihmë Shtetërore”.

 

 

  • Share