2072 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për përqendrim

Prishtinë, më 22.06.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.3 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë:

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 29.05.2023, me Nr. Prot. 242/23-11/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me marrjen e kontrollit të Editis Holding dhe  blerjen e aksioneve 100%  nga International Media Invest a.s.

International Media Invest a.s. ("IMI") është shoqëri aksionare me numri te biznesit  07031939 me adresë te regjistruar, Pařížská 130/26, Josefov 110 00 Pragw 1, Republika Çeke (blerës).Në Kosovë IMI e cila kontrollohet bashkarisht nga EP Corporata Group a.s (EPCG) është e pranishme përmes dy ndërmarrjeve:

Gjirafa Kosova LL.C, me numër të  biznesit 810123860, me adrës ne Graçanicë dhe Gjirafa  Inc – Dega në Kosovë  me numër të  biznesit 810840307, me adrës ne Graçanicë  

Vivendi SE, një ndermarrje franqeze evropiane, (société européenne) me seli të regjistruar në adresën 42 avenue de Friedland, 75008 Paris, e regjistruar në regjistrin e tregtis të kompanive të Parisit me  numrin 343 134 763, përfaqësuar nga Arnaud de Puyfontaine  (shitës).

Editis Holding ("Editis") është shoqëri French Sociétê Anonyme me numri te  biznesit 452 942 451 RCS Paris, me adresë te regjistruar,92 avenue de France 75013 Paris, France.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.  Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

  • Share