2074 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Zyrtarët më të lartë të Autoriteti të Konkurrencës së Republikës së Kosovës nga data 20 deri me 23 Qershor qëndruan për vizitë në Republikën e Çekisë.

Delegacioni Udhëhiqej nga zonja Neime Binaku Isufi, Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës.

Nga data 20 deri me 22 Qershor zyrtarët e Autoritetit të Konkurrencës qëndruan për vizitë në Brno ku patën takime në Zyrën për Mbrojtjen e Konkurrencës së Republikës së Çekisë. Aty u takuan me z. Petr Mlsna. Ndërsa kishin edhe takime të tjera ku përfituam nga përvojat dhe njohuritë e kolegëve nga Republika e Çekisë. Gjithashtu u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve si motra.

Në ditën e fundit znj. Isufi e shoqëruar nga stafi i AKRK-së u takuan në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë me z. Martin Bednář, Drejtor në departamentin për Çështje Evropiane dhe Tregun e Brendshëm të BE-së. Aty u diskutua për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.

  • Share