2075 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për përqendrim

Prishtinë, më 29.06.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

 

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 26.05.2023, me Nr. Prot. 240/23-01/H ka pranuar kërkesën për Përqendrim përmes Përfaqësuesit Ligjor z.Virtyt Ibrahimaga lidhur krijimin e një ndërmarrje të përbashkët me funksion të plotë mes Shoqërive Tregtare Societe des Produits Nestle S.A., dhe PAI Partners S.a.r.l.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Blerjen e Aksioneve të lidhur me datë 21 Prill 2023, ndërmjet Societe des Produits Nestle S.A., dhe PAI Partners S.a.r.l.

Societe des Produits Nestle S.A., është pjesë e grupit të kompanive (Nestle Group), me seli në Avenue Nestle 55, Vevey 1800, Switzerland me numër të biznesit CHE – 105.909.036.

Nestle është kompani Zvicerane, e cila merret kryesisht me prodhimin, marketingun dhe shitjen e një numri të madh produktesh ushqimore dhe pijesh, duke përfshirë produktet e qumështit, kafe, ujë të paketuar, drithëra, produkte të kuzhinës duke përfshirë ushqimin e përgaditur, erëza, salca dhe makarona të thata, akullore, pije me çokollatë dhe çaj, produkte ëmbëlsirash etj.

PAI Partners S.a.r.l. është kompani tërësishtë në pronësi të PAI Partners S.A.S, me adresë në 53, Boulevard Royal, L-2449 Luksemburg, Duka i Madh i Luksemburgut, me numër të biznesit B136689. PAI është kompani e shquar evropiane e kapitalit privat me seli në Paris, Francë, ajo ka zyre edhe në Londër, Luksemburg, Madrid, Milano, Mynih, New Jork dhe Stokholm, e cila merret kryesisht me menaxhimin e fondeve të dedikuara të kapitalit privat.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

 

  • Share