Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës formoi grupin punues për hartimin e strategjisë së këtij institucioni për periudhën 2024-2026.
Në bashkëpunim me projektin mbështetës të Bashkimit Evropian, grupi punues i Autoritetit mbajti takimin e parë.
Në këtë takim u diskutua lidhur me rekomandimet e paraqitura nga projekti në fushën e legjislacionit, veçanërisht për politikat dhe procedurat që duhet të zhvillohen për arritjen e objektivave të planifikuara.
Fillimisht, udhëheqësi i projektit bëri të ditur se cilët hapa duhet të ndërrmiren, që të arrijmë planifikimin e një strategjie, duke analizuar situatën ku ndodhemi tani dhe përcaktimin e qëllimeve kryesore që synojmë të arrijmë.Duke vazhduar tutje në krijimin e strategjisë, zyrtarët e Autoritetit u pajtuan që ligji në fuqi ka nevojë të ndryshohet dhe të plotësohet me qëllim të funksionimit të drejtë të aktivitetve që ndërmerren gjatë procedurave të hetimit. Pjesë e ligjit është edhe organizimi i brendshëm i institucionit dhe ndarja e detyrave, të cilat duhet të ndryshohen me qëllim që të krijohet një rrjedhë pune e procesit të trajtimit dhe menaxhimit të rasteve të bazuara në funksione në nivel Divizioni, pas krijimit te strukturës së re organizative.
Ndër të tjerash, u fol edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional, pasi që me anë të komunikimit të rregullt mund të mblidhen informacione të sakta që ndihmojnë në zgjidhjen e rasteve.