2083 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim përqëndrimit

Prishtinë, më 18.07.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 16 Qershor 2023, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 16.06.2023, me Nr. Prot. 281/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit përmes Përfaqësuesve Ligjor  Z. Kushtrim Palushi  dhe  Z. Fisnik Salihu nga  Shoqëria e Avokatëve RPHS Law L.L.C. lidhur me shitblerjen e aseteve të ndërmarrjeve B-Matrix (blerës), dhe/ mbi Matrix Office Park (shitës),

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për blerjen e aseteve të lidhur me datë 06.06.2023, ndërmjet palëve B-Matrix (blerës), dhe/ mbi Matrix Office Park (shitës),

B-Matrix, është kompani e krijuar sipas ligjeve të Republikës së Kroacisë,  e regjistruar pranë Gjykatës Komerciale  në Zagreb , me numër regjistrimi (MBS) 081508440  dhe me numër personal identifikimi (OIB) 54494777022 me adresë të regjistruar në Trg žrtava fašizma 6, 1000 Zagreb, Kroaci. B –Matrix është  ndërmarrje e lidhur dhe pjesë përbërse e kompanive Alfi. B-Matrix  si blerës është krijuarar si kopmani  me qëllim të këtij transaksioni nga Grupi  Alfi..

Grupi Alfi  është shoqëri tregtare e regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Sllovenisë, me adresë, Veroshkova 55A, 1000 Lubljana, Slloveni dhe numër regjistrimi të biznesit 24675369, Grupi Alfi është i angazhuar kryesisht në investime dhe menaxhimin e pronave, veçanërisht në sektorin e shitjeve me pakicë, mbledhjen e borgjeve dhe investimeve alternative.

Matrix Office Park, është kompani e regjistruar  në Gjykatën Ekonomike  në Zagreb  me numër (MNS) 080597281, OIB 15197032038 me seli në adresën Slavonska avenija 1B 10000 Zagreb. Shitësi është kompani që aktualisht menaxhon  kompleksin Matrix Office Park e cila përfshinë ndërtesën e zyrës  së B-Matrix e që është objekt i këtij transaksioni.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

  • Share