2084 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i përqendrimit

Prishtinë, më 19.07.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.3 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë:

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 29.06.2023, me Nr. Prot. 297/23-11/H ka pranuar kërkesën për njoftim të përqendrimit, lidhur me shitblerjen e aksioneve në mes të ndërmarrjeve Wintergate International SE (blerës), BONAK a.s (shitës) dhe/mbi Titancoin qe zotron 100% të aksioneve në VIVANTIS a.s (targeti).

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në, Marrëveshje e  Blerjes së aksioneve të lidhur me datë 24 maj 2023 ndërmjet ndërmarrjeve  Wintergate International SE  dhe BONAK. a.s.

BONAK a.s., është shoqëri aksionare çeke, me seli në Evropská 2690/17, Dejvice, 160 00 Pragë 6, me numër identifikimi 050 98 815, e regjistruar në regjistrin tregtar të mbajtur nga Gjykata Komunale në Pragë, Dosja nr. B 21592 ("Shitësi").

Wintergate International SE, një Societas Europea çeke, më zyrën e saj të regjistrua në Evropská 2758/Il, Dejvice, 160 00 Pragë 6, me numër identifikimi 067 81 632 e regjistruar në Regjistrin Tregtar të mbajtur nga Gjykata Komunale në Pragë, Dosja  nr. H 2075 ("Blerësi")

Aktiviteti i kompanisë: Wintergate është një SPV që i përket grupit Rockaway të përcaktuar më: poshtë, aktiv në tregti, udhëtime elektronike, teknologji financiare, media dhe botime librash, kapital sipërmarrës dhe investime në zhvillimin e pasurive të paluajtshme.

Titancoin International a.s., është shoqëri aksionare me numri të biznesit: 073 22 437 me adresë Evropská 2758/11, Dejvice, 160 00 Pragë 6 Republika Çeke. Titancoin nuk ka asnjë aktivitet biznesi, megjithatë, ajo zotëron 100% të aksioneve në VIVANTIS a.s..

VIVANTIS a.s., është shoqëri aksionare çeke, e cila ka zyrën e saj të regjistruar në Školní náměstí 14, 537 01 Chrudim, Republika Çeke, e regjistruar në regjistrin tregtar Çekë me numër identifikimi 259 77 687 ("Vivantis ") (Titancoin dhe Vivantis së bashku "Kompania e synuar"). Vivantis operon e-dyqane të ndryshme aktive kryesisht në Republikën Çeke, Sllovaki, Rumani, Hungari, Austri dhe Itali duke u fokusuar kryesisht në kozmetikë, parfume, modë, orë dhe bizhuteri, elektronikë (veçanërisht elektronikë të konsumit dhe pajisje të vogla shtëpiake) dhe kujdesin për fëmijë                 (Targeti)

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.  Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

 

  • Share