Prishtinë, më 01.08.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë: 04.04.2023, me Nr. Prot. 145/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me blerjen e aksioneve nga ALFI PE sh.p.k dhe AMC V Master LuxCo S,ar,l mbi ndërmarrjen Vemo Trade sh.p.k.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Shitblerje të aksioneve, të lidhur me datë: 15.03.2023, ndërmjet ALFI PE sh.p.k dhe AMC V Master LuxCo S,ar,l (blerësit), Josipa Juriq (shitësi), mbi Vemo Trade sh.p.k (targeti).
ALFI PE sh.p.k është shoqëri tregtare e regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Sllovenisë, me adresë: Verovshkova 55A, 1000 Ljubjana, Slloveni, dhe numër të regjistrimit të biznesit 24675369.
AMC V Master LuxCo S,ar,l është shoqëri tregtare e regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Luxemburgut, me adresë: Boulevard F.W. Raiffeisen 15, dhe numër të regjistrimit të biznesit 32211597726.
Josipa Juriq, me adresë në: Koprivnica, Trg bana Josipa Jelaçiqa 13, dhe numër të regjistrimit 8356610493.
Vemo Trade sh.p.k është shoqëri tregtare e regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Kroacisë, me seli në Koprivnica, Utica Ivana Gjurkana 9, e regjistruar në regjistrin gjyqësor të Gjykatës Ekonomike në Bjelovar me numër të regjistrimit të biznesit 15094174707.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.