2096 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim per Medie

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, njofton opinionin, se kanë filluar hetimet ndaj disa ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar kishin rritur çmimin e vajit ushqimor. 

Vendimi për fillimin e hetimeve ndaj këtyre ndërmarrjeve është marrë sot në Mbledhjen e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës.

Ky vendim është i bazuar në Ligjin nr. 08/L-056 për Mbrojtjen  e Konkurrencës. AKRK njofton se janë (5) ndërmarrje tregtare të cilat do të hetohen. 

Dyshimet janë se ndërmarrjet kanë shkelur nenin 5, paragrafi (1) nën paragrafi (1.1) të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës ashtu që në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë caktuar çmimet e shitblerjes ose çdo kusht tjetër tregtimi, për të vazhduar me paragrafin (1.2). Me këtë veprim kanë kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet, si dhe nenin 9, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paragrafi (2) nën paragrafi (2.1) në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë vendosur çmime të padrejtë të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare, si dhe nën paragrafin (2.2) ndërmarrjet kanë kufizuar prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve.

Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga ndërmarrjet që janë pjesë në proces të hetimeve që në afat prej 30 ditëve të sjellin dokumentacionin që kanë të bëjnë me shitjet e vajit ushqimor me çmim 3.49€ për litër në Marsin e vitit 2022.

Autoritetit njofton se, fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljeve të pretenduara. AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët.

 

 

 

 

 

  • Share