2098 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i përqëndrimit

Prishtinë, më 01.08.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë: 11.07.2023, me Nr. Prot. 314/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me marrjen e kontrollit të përbashkët nga ALFI RE dhe CBE INVEST mbi ndërmarrjen Quadro.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për marrje të kontrollit të  përbashkët, të lidhur me datë: 26.06.2023, ndërmjet ALFI RE dhe CBE INVEST mbi ndërmarrjen Quadro (targeti).

ALFI RE, upravljanje alternativnih investicijskih skladov, d.o.o., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Sllovenisë, me adresë: Verovshkova ulica 55A, 1000 Ljubjana, me numër të regjistrimit të biznesit 8512906001.

CBE INVEST, poslovanje z nepremičninami, d.o.o., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Sllovenisë, me adresë: Tehnoloshki park 20, 1000 Lubjanë, dhe numër të regjistrimit të biznesit 8159505000.

QUADRO, poslovanje z nepremičninami, d.o.o., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Sllovenisë, me adresë: Tehnoloshki park 20, 1000 Lubjanë, dhe numër të regjistrimit të biznesit 9208216000.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

 

  • Share