2101 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Shpallje publike për ekspert të jashtëm

NJËSIA PËR MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE (NJMBNJ)                                     

            Në mbështetje të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë neni 41, paragrafi 5, nënparagrafi 5.3 dhe të Rregullores (QRK) nr. 01/2022 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues neni 10, paragrafi 7, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (NJMBNJ) në Autoritetin e Konkurrencës, bënë këtë:

SHPALLJE PUBLIKE

për pranimin e propozimeve nga organizatat e specializuara për dy (2) ekspert të jashtëm

            Detyrat dhe përgjegjësitë:

            Eksperti i jashtëm do të jetë anëtar të Komisionit të Pranimit dhe do të kryej detyrat e tij, siç janë të përcaktuara në Rregulloren (QRK) nr. 01/2022 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues.

            Kriteret e kërkuara:

Eksperti i jashtëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

- të ketë diplomë universitare të paktën 240 kredi, kurse për diplomat e marra jashtë vendit,     nevojitet nostrifikimi,

- të ketë tetë (8) vite përvojë pune profesionale prej të cilave të paktën pesë (5) vite në pozita të nivelit drejtues,

- të mos ketë qenë anëtarë i organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën në pesë (5) vitet e fundit,

- të ketë integritet moral dhe profesional,

- të mos ketë aktakuzë të konfirmuar dhe të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale,

- të mos jetë i punësuar në shërbimin civil, të mos jetë i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi.

            Pagesa:

            Eksperti i jashtëm paguhet me një pagesë fikse në shumë prej 250.00€ për një procedurë të konkurrimit.

            Kohëzgjatja e emërimit:

            Kohëzgjatja është për një procedurë të konkurrimit.

            Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

            Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet t’i dorëzojnë edhe dokumentacionet si më poshtë:

  • CV-në,
  • Fotokopjen e letërnjoftimit,
  • Fotokopjen e diplomës të vërtetuar,
  • Dëshmitë për përvojën e punës profesionale dhe të nivelit drejtues,
  • Dëshminë që nuk është i dënuar për kryerjen e një vepre penale,
  • Deklaratën se nuk ka qenë anëtarë i organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit,
  • Deklaratën se nuk është i punësuar në shërbimin civil, se nuk është i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe se nuk ka masë disiplinore në fuqi.

            Organizatat e specializuara mund të aplikojnë përmes postës elektronike dhe dokumentet e kërkuara t’i dorëzojnë në Autoritetin e Konkurrencës, rr. “Migjeni”, nr. 21, objekti i ish “Bankës së Lubjanës”, Prishtinë ose t’i dërgojnë në email adresën: ilirjana.zariqi@rks-gov.net

            Organizatat e specializuara duhet t’i ofrojnë për kandidatët e tyre të dhënat e sakta mbi adresën dhe numrin e telefonit kontaktues.

            Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta dhe inkurajojmë organizatat e specializuara që të aplikojnë me kandidatët që i plotësojnë kriteret e shpalljes.

            Shpallja mbetet e hapur 7 (shtatë) ditë kalendarike, nga data 14/08/2023 deri me datë 16/08/2023 në ora 16:00.

            Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. tel: 038-200-10977 ose në e-mail adresën: ilirjana.zariqi@rks-gov.net si dhe të shikoni legjislacionin primar në linkun: https://gzk.rks-gov.net/.

  • Share