Prishtinë, më 15.08.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 16 Qershor 2023, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 26.07.2023, me Nr. Prot. 344/23-11/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes znj. Jona Kaqinari Përfaqesuese Ligjore Kalo&Associates Kosovë, lidhur me blerjen e aksioneve nga CC Beverages Holdings II B.V., (blerësi), Brown-Forman Netherlands (shitës) mbi Brown-Forman Finland Oy (targeti).
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Blerjen e Aksioneve të lidhur me datë 19 Qershor 2023, ndërmjet CC Beverages Holdings II B.V., (blerës), Brown-Forman Netherlands (shitës) mbi Brown-Forman Finland Oy (target).
Brown-Forman Netherlands B.v., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas ligjeve të Holandës, me seli në Amsterdam, Holandë dhe adresë në Keizersgracht 683, 1017 DW Amsterdam, e regjistruar në Regjistrin Tregtar të Dhomës së Tregtisë me numër të biznesit 34313023.
Beverages Holdings 11 B.v., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar dhe që funksionon sipas ligjeve të Holandës, e regjistruar në Regjistrin Tregtar të Dhomës së Tregtisë me numër të biznesit 33298456 me seli në Radarweg 60, 1043 NT, Amsterdam, Holandë.
Brown-Forman Finland Oy, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjit të shtetit të Finlandës, me numër biznesi ID 25841674 dhe adresë në Porkkalankatu 24, 00180 Helsinki, Finlandë, e zotëruar 100% nga shoqëria Brown-Forman Netherlands B.V, si palë e synuar pra kompania target "Finlandia".
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.