Prishtinë, më 17.08.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 01.08.2023, me Nr. Prot. 353/23-01/H ka pranuar kërkesën për Përqendrim përmes Përfaqësuesit Ligjor z.Virtyt Ibrahimaga lidhur me blerjen e aksioneve nga Nelt Co d.o.o., mbi D Way d.o.o., dhe Nereglia d.o.o., mbi D Way CG (blerësit) Prelimio Holding Limited (shitësi).
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Blerjen e Aksioneve të lidhur me datë 21 korrik 2023, ndërmjet Nelt Co d.o.o., Nereglia d.o.o., së bashku (blerësit) dhe Prelimio Holding Limited (shitësi) mbi D Way d.o.o, D Way CG së bashku kompanit (target).
Nelt Co d.o.o., Beograd, si blerës vepron brenda grupit Nelt, me adresë në 226b Marsal Tita, 11272 Dobanovic, Republika e Serbisë, me numër të biznesit 17304712.
Nelt është 100% në pronësi të Neregelia Trading Limited, me seli në Griva Digeni, Panayides 2/3 3030 Limassol, Qipro dhe numër të regjistrimit të biznesit HE95511.
Grupi Nelt merret kryesisht me shpërndarjen e mallrave të konsumit, duke ofruar edhe shërbime të tjera si shpërndarjen e produkteve farmaceutike, brokerime, llogjistikë doganore dhe në industrin e mishit.
Nereglia d.o.o., është pjesë e grupit Nelt, e cila është në 100% në pronësi të Neregelia Trading Limited, me adresë në Cetinjski put bb, 81000, Mali i Zi. Grupi Nelt shpërndan produkte të prodhuesve të njohur duke përfshirë; Procer & Gamble, Dr. Oetker, Jakobs , Mars, Reckitt, Benckiser, Johnson & Jonson.
Grupi Nelt ka filiale të regjistruar në Kosovë. Nelt L.L.C., me adresë në Rr. Sadik Shala nr. 146 14000, Lipjan, Kosovë, me numër të regjistrimit të biznesit 810712671. Nelt Kosovë është 51% në pronësi të Neregelia Trading Limited, dhe 49% në pronësi të Beta Group. Nelt L.L.C., është i specializuar në shpërndarjen e mallrave të konsumit dhe produkteve farmaceutike, rrjeti i saj furnizon mbi 2000 pika shitjesh me një portofol të gjerë të markave ndërkombëtare.
Prelimio Holding Limited, si shitës është kompani me seli në Qipro, me adresë të regjistruar në Griva Digeni, Panayides 2/3 3030 Limassol, Qipro dhe numër të regjistrimit të biznesit HE95511.
D Way d.o.o., Serbi, (targeti 1), me adresë në 226b Marsal Tita, 11272 Dobanovic, Republika e Serbisë, me numër të biznesit 21399353. Kompani është 100% në pronësi të Prelimio Holding Limited,
D Way CG, Podgoricë, (targeti 2), me adresë në Cetinjski put bb, 81000, Mali i Zi, me numër të biznesit 50843020. Kompani është 100% në pronësi të Prelimio Holding Limited,
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.