2107 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i përqëndrimit

Prishtinë, më 23.08.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. 5 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 16 Qershor 2023, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 28.07.2023 me Nr, Prot. 349/23-01/H, si dhe korrigjim dokumenti me  datë 21. 08. 2023, me Nr. Prot. 389/23-01/H ka pranuar kërkesën për Përqendrimit përmes Përfaqësuesve  Ligjore  Z. Sokol Elmazaj  dhe  Znj. Delvina Nallbani  –  lidhur me blerjen e aksioneve  të SAV 92  dhe të filialeve të tij SAVSERVIS-MOVA L..L.C., BENICE L.L.C., dhe  PE PROMO SERVICE, së bashku ndërmarrjet (target).

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen Kornizë  për Blerjen e Aksioneve të lidhur me datë 09.06.2023, ndërmjet palëve Asnova Holding dhe Orbico d.o.o, e cila do të blejë 24,9% të aksioneve dhe të drejtat të votës dhe/mbi SAV 92 dhe filialeve të tij, SAVSERVIS-MOVA LLC, BENICE LLC dhe PE PROMO SERVICE.

Asnova Holding,   është shoqëri aksionare  private e themeluar sipas ligjeve të Ukrainës, me selinë e saj dhe adresë në Kiev rruga nr. 27 Mykola Krasnova Street, 03115,  Kiev, e regjistruar në Regjistrin e Unifikuar Shtetëror të Subjekteve Juridike, me numër të biznesit  32252776. Aktiviteti kryesore janë Financimi, menaxhim dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit. 

Orbico d.o.o.,  është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas ligjeve të Kroacisë, me selinë e saj në Zagreb në adresën: Koturaška Cesta 69, 10000 Zagreb, Kroaci, e regjistruar në regjistrin gjyqësor me nr. 080234144, e përfaqësuar nga: Jurij Tršan drejtor (blerësi) Aktiviteti i ndërmarrjes është shitje me shumicë dhe shpërndarja.

Orbico Sh.p.k., është kompani me përgjegjësi të kufizuar me adresë Magjistralja Prishtinë – Shkup Laplje Selo 10 000 Prishtinë Kosovë, me numër unik identifikues  810501800, e angazhuar në  tregjet e mallrave të konsumit me lëvizje të shpejt (FMCG) dhe tregun e bukurisë.

SAV 92, është shoqëri aksionare private e organizuar sipas ligjeve të Ukrainës, me numrin identifikues  të biznesit 42903398, në adresë 27 Mykoly Krasnova Street, Kiev, 03115 Ukrainë. Aktiviteti: Shitja me shumicë e mallrave jo ushqimore dhe shtëpiake.  

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën:

info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.  

  • Share