Prishtinë, më 31.08.2023
Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK), sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë marrë disa vendime.
Komisoni shqyrtoi dy kërkesat e ndërmarrjes MTS-së. Kjo ndërmarrje kishte bërë kërkesë në AKRK që të përjashtohet nga procedura për lëndën e saj, drejtori i përgjithshëm, z. Selajdin Beqa. Kjo kërkesë e MTS-së, u shqyrtua dhe me vota unanime të Komisonit u refuzua me arsyetimin se e njëjta nuk ka bazë ligjore.
Ndërsa në kërkesën e dytë të MTS-së për shtyerjen e seancës dëgjimore e caktuar për datën 04.09.2023, Komisioni ka vendosur që e njëjta të aprovohet dhe seanca e radhës të mbahet më datë 19.09.2023.
Po ashtu në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte edhe çështja e monitorimit të çmimeve të teksteve shkollore, në mënyrë që të sigurohet dhe të mos ketë abuzim me çmime.