NJËSIA PËR MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE (NJMBNJ)
Në mbështetje të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë neni 41, paragrafi 5, nënparagrafi 5.3 dhe të Rregullores (QRK) nr. 01/2022 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues neni 10, paragrafi 7, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (NJMBNJ) në Autoritetin e Konkurrencës, bënë këtë:
SHPALLJE PUBLIKE
për pranimin e propozimeve nga organizatat e specializuara për dy (2) ekspert të jashtëm
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Eksperti i jashtëm do të jetë anëtar të Komisionit të Pranimit dhe do të kryej detyrat e tij, siç janë të përcaktuara në Rregulloren (QRK) nr. 01/2022 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues.
Kriteret e kërkuara:
Eksperti i jashtëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- të ketë diplomë universitare të paktën 240 kredi, kurse për diplomat e marra jashtë vendit, nevojitet nostrifikimi,
- të ketë tetë (8) vite përvojë pune profesionale prej të cilave të paktën pesë (5) vite në pozita të nivelit drejtues,
- të mos ketë qenë anëtarë i organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën në pesë (5) vitet e fundit,
- të ketë integritet moral dhe profesional,
- të mos ketë aktakuzë të konfirmuar dhe të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale,
- të mos jetë i punësuar në shërbimin civil, të mos jetë i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi.
Pagesa:
Eksperti i jashtëm paguhet me një pagesë fikse në shumë prej 250.00€ për një procedurë të konkurrimit.
Kohëzgjatja e emërimit:
Kohëzgjatja është për një procedurë të konkurrimit.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet t’i dorëzojnë edhe dokumentacionet si më poshtë:
Organizatat e specializuara mund të aplikojnë përmes postës elektronike dhe dokumentet e kërkuara t’i dorëzojnë në Autoritetin e Konkurrencës, rr. “Migjeni”, nr. 21, objekti i ish “Bankës së Lubjanës”, Prishtinë ose t’i dërgojnë në e-mail adresën: ilirjana.zariqi@rks-gov.net ose info.konkurrenca@rks-gov.net.
Organizatat e specializuara duhet t’i ofrojnë për kandidatët e tyre të dhënat e sakta mbi adresën dhe numrin e telefonit kontaktues.
Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta dhe inkurajojmë organizatat e specializuara që të aplikojnë me kandidatët që i plotësojnë kriteret e shpalljes.
Shpallja mbetet e hapur 7 (shtatë) ditë kalendarike, nga data 08/09/2023 deri me datë 14/09/2023 në ora 16:00.
Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. tel: 038-200-10977; 200-10929 ose në e-mail adresën: ilirjana.zariqi@rks-gov.net ; info.konkurrenca@rks-gov.net. si dhe të shikoni legjislacionin primar në linkun: https://gzk.rks-gov.net/.