Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës ka arritur një marrëveshje të re bashkëpunimi meAkademinë e së Drejtës Evropiane (ERA).
Më 13 shtator 2023, Kryetarja e Autoritetit Neime Binaku-Isufi dhe Jean-Philippe Rageade, Drejtor i Akademisë, nënshkruan marrëveshjen në qendrën e konferencave të ERA-s në Trier.
Një shtyllë e rëndësishme e strategjisë së zhvillimit të ERA-s është promovimi i trajnimeve për të drejtënevropiane në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas kësaj marrëveshjeje, anëtarët e stafit nga Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës mund të ndjekin trajnime mbi të drejtën evropiane të konkurrencës.
Si Neime Binaku-Isufi ashtu edhe Jean-Philippe Rageade shprehën kënaqësinë për marrëveshjen. “Marrëveshja do të hapë rrugën për vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në fusha shumë specifike mes dy institucioneve tona”, tha zonja Binaku-Isufi.