Prishtinë, më 15.09.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 21.08.2023, me Nr. Prot. 391/23-01/H ka pranuar kërkesën për Përqendrim përmes Drejtorit Ekzekutiv lidhur me blerjen e aksioneve nga Viva Fresh Sh.p.k (blerës) mbi KIT-GO DOEEL Shtip Trading Company (shitës).
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Blerjen e Aksioneve të lidhur me datë 24 Janar 2023, ndërmjet Viva Fresh Sh.p.k (blerës) mbi KIT-GO DOEEL Shtip Trading Company (shitës).
Viva Fresh Sh.p.k., është kompani e themeluar dhe regjistruar në Republikën e Kosovës, me numër të regjistrimit të biznesit 810670390, me adresë në Magjistralja Prishtinë Lipjan NN, Suhadol, Graçanicë, Kosovë.
Aktiviteti i kompanisë është; shitja me pakicë e mallrave në dyqane – supermarkete jo të specializuara.
KIT-GO DOEEL Shtip, është shoqëri tregtare e themeluar dhe regjistruar në Maqedoninë e Veriut, mu numër të regjistrimit të biznesit 4333314, me seli në Bul Goce Dellçev nr. 52 Shtip.
Aktiviteti i biznesit është; tregtia me pakicë në dyqane të specializuara.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.