2119 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Memorandum Bashkëpunimi në mes të Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit të Pavarur të Mediave

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua nga z. Jeton Mehmeti-Kryetar i KPM-së dhe znj. Neime Binaku Isufi-Kryetare e AKRK-së.                                                                           

Me këtë rast përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të përkrahjes dhe shkëmbimit të eksperiencave profesionale me institucioneve, sipas nevojave të ndërsjellëta, në funksion të arritjes së qëllimeve e objektivave të memorandumit.

Qëllimi primar i këtij Memorandumi është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve në funksion promovimit dhe zhvillimit të konkurrencës së tregut të lirë, me fokus tek çështja e pronësisë së mediave.

Memorandumi ka për synim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve  dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të palëve nënshkruese, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në fushat respektive që palët nënshkruese i rregullojnë. Koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale dhe i angazhimeve të përbashkëta me resurset njerëzore dhe teknike, në rastet kur mandatet dhe aktivitetet e palëve ndërlidhen në zbatim të dispozitave ligjore përkatëse. Memorandumi ka për qëllim lehtësimin e shkëmbimit të informacionit zyrtar të nevojshëm, të cilin palët marrëse e trajtojnë në nivel të konfidencialitetit sipas obligimeve ligjore, në bazë të ligjeve respektive të konkurrencës dhe mediave.

Gjithashtu palët do të ngritin nivelin e angazhimit reciprok në proceset e hartimit të akteve nënligjore dhe ligjore në fushat respektive si dhe në evitimin e rasteve të mundshme të kolizionit ligjor në fushëveprimet që autoritetet i rregullojnë.

  • Share