2120 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i përqendrimit

Prishtinë, më  06.10. 2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11 par. 3.1, 13, 17 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 11.09.2023 me Nr. Prot. 437/23-01/H ka pranuar kërkesën për Përqendrim përmes përfaqësuesve  ligjorë: Z, Fisnik Salihu, Z, Kushtrim Palushi dhe Znj, Blerina Ramaj nga Shoqëria  e Avokatëve  RPHS Law L.L.C,  lidhur me blerjen e aseteve qe i përkasin divizionit të Turbinave me Gas, nga CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co. Ltd, Kinë dhe  Guanghan Gas Turbine GmbH, Gjermani  si dhe Guanghan Gas Turbine Schweiz AG (blerës) dhe/mbi MAN Energy Solutions, SE Gjermani dhe  MAN Energy Solutions Schweiz AG (shitës).

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për shitjen dhe transferim të  biznesit të turbinave të Gasit, të lidhur me datë 19.06.2023, ndërmjet, CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co. Ltd, Kinë dhe  Guanghan Gas Turbine GmbH, Gjermani  si dhe Guanghan Gas Turbine Schweiz AG, dhe/mbi MAN Energy Solutions, SE Gjermani dhe  MAN Energy Solutions Schweiz AG.

 

Blerësi 1. CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co. Ltd, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e organizuar sipas ligjeve të Kinës me selinë, rruga Honghu Nr. 31, Yinghin Road Concentration Area, Harbin High - Tech Industrial Development Zone, Kinë, me numër të regjistrit tregtar të Administratës së Qarkut Songbei 9123019906368477X2.

Blerësi 2. Guanghan Gas Turbine GmbH, është një shoqëri Gjermane me përgjegjësi të kufizuar (GmbH) e organizuar sipas ligjeve të Gjermanisë me selinë e saj të korporatës në Oberhausen, me adresë Günther-Büch-Straße 28, 46049 Oberhausen, Gjermani e regjistruar në regjistrin tregtar të mbajtur në gjykatën lokale (Amtsgericht) të Duisburgut sipas HRB 36175.

Blerësi 3. Guanghan Gas Turbine Schweiz AG, është një korporatë aksionare (Aktiengesellschaft) e organizuar sipas ligjeve të Zvicrës me selinë, c/o Format A AG, Wiesenstrasse 9, 8008 Cyrih, Zvicër, e regjistruar në regjistrin tregtar (Handelsregisteramt) të Kantonit të Cyrihut nën CHE-183.909.121.

Shitësi 1. MAN Energy Solutions, SE, është një Korporatë Evropiane e Aksioneve (Societas Europaea) e organizuar sipas ligjeve të Gjermanisë me selinë e saj të regiistruar (Sitz) me adresë Stadbachstralle 1. 86153 në Augsburg, Gjermani dhe e regjistruar në regjistrin tregtar (Handelsregister) të mbajtur në gjykatën lokale (Amtsgericht) të Augsburgut sipas HRB 22056.

Shitësi 2. MAN Energy Solutions Schweiz AG, është një Korporatë aksionare Zvicerane (Aktiengesellschaft) e organizuar sipas ligjeve të Zvicrës me selinë e saj të regjistruar në Hardstrasse 319, Cyrih Zvicër dhe e regjistruar ne  regjistrin tregtar të mbajtur në zyrën e regjistrit tregtar (Handelsregisteramt) të kantonit të Cyrihut nën CHE -108.814.277.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. 

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

 

  • Share