Prishtinë, më 30.10.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 12.10.2023, me Nr. Prot. 480/23-01/H ka pranuar kërkesën për Përqendrim përmes Delvina Nallbani, Përfaqësuese Ligjore lidhur me krijimin e një ndërmarrje të përbashkët (joint venture) me funksion të plotë nga KKCG Real Estate Group a.s., dhe Rockaway Group a.s.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Dokoment i Kushteve (Term Sheet) të lidhur midis KKCG Real Estate Group a.s., dhe Rockaway Group a.s., me datë 2 Mars 2023.
Rockaway Group a.s., është shoqëri aksionare e themeluar në Republikën Çeke, me numër të regjistrimit të biznesit 07679475, dhe adresë të regjistruar në Evropska 2758/11, Dejvice, 160 00 Prague 6, Republika Çeke. Rockaway kontrollohet vetëm nga z. Jakub Havrlant. Aktivitetet e Rockaway kanë të bëjë kryesishtë me tregtinë elektronike, udhëtimeve elektronike, teknologjitë financiare, mediat dhe botimete e librave, kapitalin sipërmarrës dhe investimet në zhvillimin e pasurive të paluajtshme. Rockaway Group është aktive kryesishtë përmes subjekteve si më poshtë; Grupi Mall, Grupi Heureka, Grupi Invia, Grupi Euromedia, Rockaway Venture, Gjirafa. Rockaway ushtron kontroll të përbashkët mbi Gjirafa Group me dy palë të tjera, e cila operon me një motor kërkimi në gjuhën shqipe, një platformë marketingu online dhe një platform e-commerce e fokusuar në Republikën e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
KKCG Real Estate Group a.s., është shoqëri aksionare, me numër të regjistrimit të biznesit 07679475, dhe adresë të regjistruar në Evropska 866/71, Vokovice, 160 00 Prague 6, Republika Çeke, kompania është aktive si zhvillues rezidencial dhe zyrash në Republikën Çeke. I përket Grupit KKCG, i cili është aktiv kryesishtë në fushat e mëposhtme; naftë dhe gaz, inxhinieri, lojëra dhe argëtime, teknologji, IT dhe pasuri të paluajtshme. Në Kosovë Grupi KKCG është i pranishëm përmes një filiali, Musala Soft Kosovo L.L.C.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.