2125 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i përqëndrimit

Prishtinë, më 03.11.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

 

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 18.10.2023, me Nr. Prot. 487/23-01/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes znj. Mrika Gashi, Përfaqësuese Ligjore lidhur me marrjen e kontrollit indirekt nga Petrol Slovenska d.d., dhe blerjen e aseteve, (automjetet/ tanket–cisternë) nga Transporuesit Alfiko d.o.o., Invictus d.o.o., Klement Transport Croatia d.o.o.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Transport Rrugor të lidhur mes Petrol Slovenska d.d., dhe Transporuesit Alfiko d.o.o., Invictus d.o.o., Klement Transport Croatia d.o.o. mbi asetet e Energostar d.o.o. të lidhur me datë 26 Shtator 2023.

Petrol Slovenska d.d., Lubjanë, është shoqëri aksionare e regjistruar sipas ligjeve të Sllovenisë, me numër të regjistrimit të biznesit 5025796000 dhe adresë në; Dunajska cesta 50 1000 Ljubljanë Slloveni. Petrol është kompania më e madhe sllovene e energjisë sa i përket Petrol Group.

Aktiviteti dominues i kompanisë Petrol d.d., Lubjanë, është shitja e karburanteve dhe derivateve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe energji dhe solucione.

Energospektar d.o.o., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar sipas legjislacionit kroat, me seli në Zagreb, Kroaci, me adresë të regjistruar në Rr. Matije Divkovica 71, 10.090, e regjistruar pranë regjistrit përkatës tregtar me numër të biznesit 030092057. Energospektar është pronar i automjeteve cisternë, lidhur me të cilat ka lidhur kontratë për shitjen e tyre me kompanitë transportuese si më poshtë;

Alfiko d.o.o., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar sipas legjislacionit kroat, me seli në Zagreb, Kroaci, me adresë të regjistruar në; Ulica brace Cvijica 22, e regjistruar pranë regjistrit përkatës tregtar me numër të biznesit 080856250.

Invictus d.o.o., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar sipas legjislacionit kroat, me seli në Zagreb, Kroaci, me adresë të regjistruar në; Livadarska ulica 22, e regjistruar pranë regjistrit përkatës tregtar me numër të biznesit 010078325.

Klement Transport Croatia d.o.o., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar sipas legjislacionit kroat, me seli në Zagreb, Kroaci, me adresë të regjistruar në; Kanalska ulica H2, e regjistruar pranë regjistrit përkatës tregtar me numër të biznesit081526280.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

  • Share