Prishtinë, më 13.11.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, më datë; 16.10.2023, ka pranuar kërkesën për Përqendrim, me Nr. Prot. 485/23-01/H, përmes z. Fisnik Salihu, z. Kushtrim Palushi dhe znj. Blerina Ramaj, nga Shoqëria e Avokatëve RPHS Law L.L.C, lidhur me ndryshimin e kontrollit mbi MidOcean Holdings II dhe indirekt mbi MidOcean Energy LLC nga Aramco Overseas Company B.V dhe EIG Management Company LLC.
Njoftimi për Përqendrim, është i bazuar në Marrëveshjen e Partneritetit të Kufizuar, në lidhje me ndryshimin e kontrollit mbi MidOcean Holdings II dhe Marrëveshjen e Shoqërisë së Kufizuar në lidhje me kontrollin indirekt mbi MidOcean Energy LLC, të lidhur me datë më 27 shtator 2023 mes shoqërive Aramco Overseas Company B.V., dhe EIG Management Company LLC.
Aramco Overseas Company B.V, kompani me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar dhe që funksionon sipas ligjeve të Holandës, me adresë regjistruar Scheveningseweg 64, 2517 KX Hagë, Holandë, e regjistruar pranë regjistrit të biznesit, e cila operohet nga Dhoma Komerciale e Holandës, me numër të regjistrimit 28040948 ("AOC") është kompani e ndërlidhur
dhe indirekt nën pronësi të Saudi Arabian Oil Company, një shoqëri aksionare e krijuar me
Dekret Mbretëror No. M/8 dated 04/04/1409H, që funksionon në bazë të ligjeve të Mbretërisë të Arabisë Sauditë me numër të regjistrit komercial 2052101150, me adresë të regjistruar në P.O. Box 5000, Dhahran, kodi postal 31311, the Mbretëria e Arabisë Saudite ("Saudi Aramco");
EIG Management Company LLC, është kompani investuese nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, me adresë të regjistruar në 600 New Hampshire Avenue NW Suita 1200, Washington, Distrikti i Kolumbisë 20037, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e regjistruar pranë US Securities and Exhchange Commision me numër të regjistrimit 801-71744, Delaware dhe me numër të regjistrimit biznesit 4832196.
MidOcean Holdings II LP., ortakëri e kufizuar Skoceze, me adresë të regjistruar në Rrugën 50 Lothian Road, Festival Square, Edinburg, EH3 9WJ, Mbretëria e Bashkuar, e regjistruar pranë Shtëpisë së Kompanive në Mbretërinë e Bashkuar me numër të regjistrimit të kompanisë 0131 473 6000.
MidOcean Energy LLC, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e inkorporuar dhe që ekziston bazuar në ligjet e aplikueshme në Delaware, me adresë të regjistruar në, 600 New Hampshire
Avenue në, Suita 1200, Washington, Distrikti i Kolumbisë 20037, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e regjistruar në Shtetin Delaware bazuar në Aktin e Shoqërive me përgjegjësi të Kufizuara të Delaware, me numër të regjistrimit 6722887.("Kompania e Përbashkët e Propozuar").
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.