Prishtinë, më 13.11.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 20.10.2023, me Nr. Prot. 490/23-11/H ka pranuar kërkesën për Përqendrim përmes Delvina Nallbani, Përfaqësuese Ligjore lidhur me krijimin e një ndërmarrje të përbashkët (joint venture) Carvago by Gjirafa nga Gjirafa Inc dhe Carvago Holding a.s.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen e Përbashkët (joint veture) mes Gjirafa Inc dhe Carvago Holding a.s., të lidhur me 19 shtator 2023 shtator, në bazë të së cilës të dyja kompanitë do të ushtrojnë kontroll të përbashkët mbi ndërmarrjen e krijuar JV Carvago by Gjirafa.
Gjirafa Inc, është korporatë e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Shtetit të Delaware, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, me numër të biznesit ID No.: 46-5435481 dhe adresë të regjistruar në regjistruar në: c/o. Incorp Services Inc., 919 North Market Street, Suite 950, Wilmington, DE, County of New Castle, 19801, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktivitete e biznesit: platformë për tregtinë elektronike (e-commerce) platformë marketingu online, platformë për përmbajtje video/lajme dhe motor kërkimi në gjuhen shqipe.
Gjirafa ka një degë të shoqërisë se huaj të regjistruar në Kosovë, Gjirafa Inc Dega në Kosovë, me numër unik të identifikimit 8108403076 Gjirafa, Inc Dega në Kosovë, operon në Kosovë si një platform e-commerce duke operuar përmes Gjirafa 50, 1P e-commmerce dhe Gjirafa Mall, një platformë e tregtis elektronike 3P, në anën mediatike dhe botuese operon me rrjetin më të madh të reklamave online përmes Gjirafa Ads, dhe plotformës së transmetimit të videov përmes Gjirafa Video, dhe biznesit transaksional Gjirafa Travel.
Gjirafa Inc ka edhe një filiale në pronësi të plotë në Kosovë. Gjirafa Kosovë L.L.C., me numër unik identifikimi 810123860, e cila është pronare e vetme e Trekandi Sh.p.k., me numër unik indentifikimi 810046757.
Carvago Holding a.s. është një shoqëri aksionare e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Republikes Çeke, me numër të regjistrimit të biznesit 080234144 dhe adresë të regjistruar në: Platněřskă 88/9, Starĕ Mĕsto 110 00 Prage, 1 Republika Çeke. Aktivitetet e biznesit: blerja dhe shitja e makinave të përdorura nëpërmjet një platforme online dhe të ofrimit të shërbimeve plotësuese përkatëse.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.