Autoriteti i Konkurrencës ka mbajtur të mërkurën me 15 nëntor një ligjërate për studentët e Kolegjit Universum në kuadër të aktiviteteve për avokim.
Para studentëve prezantuan Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës Neime Binaku-Isufi, Komisionerja Salihe Gashi Loku, si dhe Shefi i Divizionit të Mbikëqyrjes së Tregut Z. Etrit Tetova. Para studentëve foli për historikun e konkurrencës eksperti nga Bashkimi Evropian Eugene Stuart që është pjesë e projektit “Mbështetja e Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore”.
Folësit u fokusuan në mënyrën sesi funksionon ligji i konkurrencës në Kosovë, për rëndësinë e konkurrencës në një treg të lirë, si dhe prezantuan shembuj të paraqitjes së rasteve për hetim dhe përgatitjen e vendimeve që sjellë Autoriteti i Konkurrencës. Gjithashtu u theksua se konsumatorët përfitojnë kur ligji i konkurrencës gjen zbatim pasi në këtë mënyrë arrihet një treg i barabartë për ta dhe për bizneset.
Në fund studentët parashtruan pyetjet e tyre derisa u ftuan të ndanin edhe përvojat që kishin në rast të ndonjë parregullsie apo moszbatimi të ligjit të konkurrencës.
#Konkurrenca #Kosova #DitaeKonkurrences