Autoriteti i Konkurrencës organizoi një punëtori me prokurorë, gjykatës dhe avokatë mbi legjislacionin e konkurrencës dhe rolin e gjyqësorit në zbatimin e ligjit.
Pjesëmarrësit u njoftuan për së afërmi me rolin dhe funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës në Republikën e Kosovës si dhe me raste praktike të shkeljes së ligjit të konkurrencës.
Në punëtorinë që u mbajt të premten me 17 nëntor 2023 prezantuan mbi legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE) ekspertët nga projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetja e Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore”. Gjithashtu, ata diskutuan edhe sfidat në zbatimin e ligjit të konkurrencës.