2132 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Autoriteti i Konkurrencës mban punëtori me prokurorë, gjykatës dhe avokatë mbi konkurrencën

Autoriteti i Konkurrencës organizoi një punëtori me prokurorë, gjykatës dhe avokatë mbi legjislacionin e konkurrencës dhe rolin e gjyqësorit në zbatimin e ligjit. 

Pjesëmarrësit u njoftuan për së afërmi me rolin dhe funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës në Republikën e Kosovës si dhe me raste praktike të shkeljes së ligjit të konkurrencës. 

Në punëtorinë që u mbajt të premten me 17 nëntor 2023 prezantuan mbi legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE) ekspertët nga projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetja e Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore”. Gjithashtu, ata diskutuan edhe sfidat në zbatimin e ligjit të konkurrencës.

  • Share