Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës Neime Binaku-Isufi ishte pjesë e konferencës “Sfidat e Ardhshme për Sistemin e Prokurimit Publik në Kosovë“ të mbajtur me 22 nëntor në Prishtinë.
Nën drejtimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), institucionet tjera kyçe të prokurimit publik dhe përfaqesuesë të donatorëve diskutuan për sfidat e sistemit të prokurimit publik në vend, Ligjin e Ri të Prokurimit Publik që po hartohet dhe në përforcimin e bashkëpunimit ndër-institucional në fushën e prokurimit publik në përgjithësi.
#AutoritetetiiKonkurrences #Konkurrenca #Kosova