Prishtinë, më 24.11.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 25 Tetor 2023, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 25.10.2023, me Nr. Prot. 503/23-11/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes Përfaqsusit Ligjor RPHS Law L.L.C
Përfaqësuar sipas autorizimit nga RPHS Law L.L.C., Rr. Major Mehmet Bushi, 6/5, 10000 Prishtinë, Kosovë. Lidhur me krijimin e një kompanie të përbashkët Smartsellern Flughafen Nűrenberg GmbH& Co. KG
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen lidhur me krijimin e një ndërmarrje të përbashkët me funksion të plotë, Smartsellern Flughafen Nűrenberg GmbH& Co. KG., të lidhur me 26 tetor 2023.
Smartseller GmbH & Co. KG, kompani e regjistruar në regjistrin komercial të Gjykatës së Qarkut të Hamburgut në Gjermani, me numër të regjistrimit HRA 125280, me adresë të biznesit në Koreastraęe 3, 20457 Hamburg, Gjermani;
Flughafen Nűrnberg Service Gesesellschaft mit beschrankter Haftung, është kompani e regjistruar në regjistrin komercial të Gjykatës së Qarkut të Nűrembergut në Gjermani, me numër të regjistrimit HRB 4393, me adresë të biznesit në Flughafenstr. 100, 90411 Nurnberg, Gjermani.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.