2139 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i perqendrimit

Prishtinë, më 24.11.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 25.10.2023, me Nr. Prot. 504/23-11/H ka pranuar kërkesën për Përqendrim përmes Delvina Nallbani, Përfaqësuese Ligjore lidhur me blerjen e aksioneve dhe marrjen e kontrollit të përbashkët nga ndërmarrjet Teak Capital BV dhe Tangor Capital S.A., mbi ndërmarrjen e synuar NIH VI VOV Holdings S.a.r.l.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen e Shit-Blerjes së Aksioneve të lidhur me 11 tetor 2023, në bazë të së cilës të dy Aplikuesit do të blejnë secili nga 50% të aksioneve mbi ndërmarrjen e synuar.

Teak Capital BV, është shoqëri aksionare dhe ekzistuese sipas ligjeve të Holandës, me numër të regjistrimit të biznesit 64716244 dhe adresë të regjistruar në: Basisweg 10, 1043 AP Amsterdam, Holandë. Aktivitet i ndërmarrjes: investime në sektorët industrial, financiarë, të pasurive të paluajtshme, arsimit dhe shëndetësisë. Teak Capital BV është pjesë e grupit të kompanive Teak Group.

Tangor Capital S.A, është një shoqëri aksionare e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Republikes së Portugalisë, me numër të regjistrimit të biznesit 507.197.836 dhe adresë të regjistruar në: Rua de Cabo Verde, n. 37, 4150-159 Porto, Portgali. Aktiviteti i ndërmarrjes: investime në sektorët industrial, financiarë, të pasurive të paluajtshme dhe arsimore, ndërmarrja është pjesë e grupit të kompanive Tangor me bazë portugeze.

NIH VI VOV Holdings S.a.r.l,  është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Luksemburgut, me numër të regjistrimit të biznesit B218369 dhe adresë të regjistruar në: 124, Boulevard de la Petrusse, L-2330. Aktiviteti i ndërmarrjes: prodhimi i dyerve të presuara për makina larëse dhe tharëse, produkte për pjekjeje me cilësi të lartë, si dhe kallëpe për injektim për xham të presuar dhe termoplastike.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

  • Share