2140 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i perqendrimit

Prishtinë, më 24.11.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

 

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 27.10.2023, me Nr. Prot. 512/23-11/H ka pranuar kërkesën për Përqendrim përmes z. Fisnik Salihu Përfaqësues Ligjor nga RPHS Law L.L.C., lidhur me blerjen e aksioneve dhe marrjen e kontrollit nga ndërmarrja Netcetera Group AG mbi ndërmarrjen e synuar Braingroup AG.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen e Shit-Blerjes së Aksioneve të lidhur me 11 tetor 2023, në bazë të së cilës Netcetera Group AG do të blejë 45.05% të aksioneve mbi ndërmarrjen e synuar Braingroup AG.

Netcetera Group AG, kompani e regjistruar në regjistrin komercial të Kantonit të Cyrihut, Zvicër, me numër të regjistrimit të biznesit che-109.878.067 dhe adresë të regjistruar në: Zypressentrasse 71, 8004 Cyrih, Zvicër. Aktivitet i ndërmarrjes: është kompani softuerike e cila ofron shërbime të zhvillimit të IT sipas kërkesave të klientëve, përfshirë zhvillimin dhe zbatimit e softuerit të individualizuar të specifikuar për nevojat e klientëve të tij ( Bespoke Software).

Braingroup AG, kompani e regjistruar në regjistrin komercial të Kantonit të Cyrihut, Zvicër, me numër të regjistrimit të biznesit CHE-109.406.998 dhe adresë të regjistruar në: Hohlstrasse 486/488, 8048 Cyrih, Zvicër. Aktivitet i ndërmarrjes: është ofrues i shërbimeve si këshillues financiar  i softuerit dhe shërbimeve të transformimit digjital, përfshirë zgjidhjet inovative dhe intelegjente këshillore dhe procese holistike të shitjeve për bankat, kompanitë e sigurimeve dhe siguruesit shëndetësor.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

  • Share