2141 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i perqendrimit

Prishtinë, më 24.11.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11,13,17 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 24.10.2023 ka pranuar kërkesën për Përqendrim me Nr.Prot.502/23-01/H,  përmes përfaqësuesve  ligjorë: Z, Fisnik Salihu, z. Kushtrim Palushi dhe znj. Blerina Ramaj nga Shoqëria  e Avokatëve  RPHS Law L.L.C,  lidhur me blerjen  e propozuar të 100% të aseteve dhe marrjen e kontrollit të vetëm nga RWA Holding mbi AISLE 40 d.o.o.                                                                                   

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen e lidhur, me datë 10 Tetor 2023 për shitje dhe transferim të aseteve (pasuri e paluajtshme)  të ndërmarrjeve RWA International Holding GmbH  dhe FORTENOVA GRUPA d.d. dhe BELJE  plus d.o.o, si shitës i objekteve të Synuara qe do të  transferohen nëpërmjet një spin- off tek AISLE 40 d.o.o. (Kompani e Synuar)  

FORTENOVA GRUPA d.d., është një shoqëri aksionare e inkorporuar dhe që, vepron në përputhje me ligjet e Republikës  të Kroacisë, me adresën te regjistruar në Ulica Marijana Cavica 1,Zagreb, e regjistruar në Regjistrin e Gjykatës ekonomike në Zagreb sipas numrit (MBS) 08117914, me aktivitet e saj , shitja me pakicë, prodhim ushqimor, dhe bujqësi (shitës)

BELJE  plus d.o.o., një kompani me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar qe  operon ne përputhje me ligjet e Republikës së Kroacisë, me adresën e saj të regjistruar në Svetog Ivana Krstitelja la, Darda, Kroaci, regjistruar ne regjistrin e Gjykatës Ekonomike në Osijek sipas numrit (MBS) 081180395, numri kroat i identifikimit personal (01B) 35385249539) Aksionar i vetëm është  FORTENOVA GRUPA d.d., ne cilësinë e shitësit pasi që është pjese e grupit.

Aksionar i vetëm i AISLE 40 d.o.o dhe i BELJE  plus d.o.o., është  FORTENOVA GRUPA d.d.

RWA International Holding GmbH, kompani me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar dhe qe funksionon sipas ligjeve të Republikës se Austrisë, me adresën të regjistruar ne Raiffeisenstraße 1,2100 Korneuburg, Austri, regjistrua pran Gjykatës  Lokale (Amtsgericht) ne Korneuburg me numër të regjistrimit FN 172268 kp, (blerës)

ALSLE 40 d.o.o., një kompani holding në të cilën, objektet e synuara do të transferohen. Objektet e synuara përmbajnë një vend prodhimi të ushqimit dhe bujqësisë ne qytetin Ivaninič - Grad Ndërmarrja funksionon sipas ligjeve të Republikës se Kroacisë, në seli e saj të regjistruar në Radnička  cesta  80 Zagreb, Kroaci (Kompani e Synuar)

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

  • Share