2145 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Kosova merr pjesë në Forumin Global për Konkurrencën të OECD-së

Kosova po merr pjesë në Forumin Global për Konkurrencën të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, znj. Neime Binaku-Isufi si përfaqësuese e Kosovës i është bashkuar në këtë ngjarje të përvitshme zyrtarëve nga mbi 110 autoritete dhe organizata tjera nga mbarë bota.

Forumi Global hapi punimet me 7 dhjetor me sesionin me temën "Nga globalizimi në rajonalizim" që u pasua me tre sesione të tjera të hapura për autoritetet e konkurrencës: Alternativat ndaj programeve të butësisë, Përdorimi i provave ekonomike në rastet e kartelit dhe vlerësimi ex-post i mjeteve juridike të bashkimit.

I themeluar në vitin 2001, Forumi Global i OECD-së për Konkurrencën bashkon përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të ftuar, pjesëmarrësit debatojnë dhe diskutojnë tema kryesore në axhendën e konkurrencës globale. Me një fokus të gjerë në zhvillimin, Forumi promovon një dialog më të gjerë që përfshin lidhjet midis politikave të konkurrencës dhe sektorëve të tjerë të zhvillimit ekonomik.

  • Share