2147 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Autoriteti i Konkurrencës mbajti seminar një-ditor për komunitetin e biznesit

Autoriteti i Konkurrencës mbajti seminar një-ditor “Ligji dhe politika e konkurrencës për komunitetin e biznesit të Kosovës” të hënën me 11 dhjetor. 

Hapjen e seminarit dhe diskutimet e vlefshme me përfaqësuesit e biznesit u bënë nga Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës Neime Binaku. 

Disa prezantime dhe seanca u shpalosën gjatë seminarit, përfshirë prezantimin për Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe zbatimin e tij, Hyrje në të drejtën e konkurrencës, Ndalimi i marrëveshjeve kundër konkurrencës, Programi i lehtësimit të Autoritetit të Konkurrencës, Marrëveshje në tenderët publik, Ndalimi i abuzimit me pozitën dominuese, si dhe Hyrje në kontrollin e bashkimit. 

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson lartë bashkëpunimin me sektorin e biznesit për të siguruar një treg të drejtë që funksionon sipas standardeve Evropiane të konkurrencës. 

Ky aktivitet u mbajt me përkrahje nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetja e Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore”.

  • Share