Prishtinë, më 21.12.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 09.11.2023, me Nr. Prot. 537/23-11/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes znj. Blerina Ramaj , Përfaqësuese Ligjore lidhur me marrjen e kontrollit të përbashkët mbi kompaninë Duffle Travel Retail Platform GmbH nga GHARAGE Ventures GmbH, Dufry International AG dhe JET Central Core.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen e lidhur mes palëve lidhur me marrjen e kontrollit të përbashkët mbi Duffle përmes aksionarëve: GHARAGE, Dufry International dhe JET Cetral Core.
GHARAGE Ventures GmbH, ndërmarrje e regjistruar në regjistrin komercial të Gjykatë Lokale të Hamburgut në Gjermani, me numër të regjistrimit HRB 172629, me adresë të biznesit në Shanghaiallee 9, 20457 Hamburg, Gjermani. GHARAGE është në pronësi të Gebr. Heinemann SE & Co. KG, me selinë e saj të regjistruar në Koreastraße 3, 20457 Hamburg, Gjermani, e regjistruar në Gjykatën Qarkut të Hamburgut me numër të regjistrimit HRA 15017 (GH, së bashku me kompanitë e saj të ndërlidhura GH Group. GH Group operon me 350 pika të shitjes me pakicë të produkteve të udhëtimit në 37 aeroporte në bazë të koncesionit apo marrëveshjes për qira me operatorët e aeroportit, GH shet produkte të udhëtimit me pakicë për pasagjerët, për kategorinë e parfumeve, kozmetikës, alkoolit, duhanit, ushqimeve dhe ëmbëlsirave.
GH Group ka tre entitete të regjistruara në Kosovë, të cilat kanë selinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
1.Unifree Kosovo Sh.p.k. me numër unik;810814807,1
2.Unifree Kosovo Aeroport Sh.p.k me numër unik 810711392,2
3.Unitat Kosovo Retalling L.L.C. me numër 810711417.3
Dufry International AG, ndërmarrje e regjistruar në regjistrin komercial të qytetit të Baselit, Zvicër me numër të regjistrimit CHE 102.735.389, me adresë të biznesit në Brunngaesslein 12, 4052 Basel. Dufry International AG është kompani e ndërlidhur me Dufry, me selin e saj të regjistruar në Brunngasslein 12, 4052 Basel, Zvicër me numër të biznesit CHE-270.3.013.316-3.të dyja së bashku janë kompani të ndërlidhura me kompaninë Autogrill S.p.a, një biznes global me pakicë udhëtimesh që operon në pikat e shitjes me pakicë në aeroporte dhe qendra tjera të transportit.
JET Central Core, kompania është degë e Just Eat Takeaway.com N.V Holandë, me seli në regjistruar në Piet Heinkade 61, 1019GM Amsterdam, Holandë, me numër të regjistrimit të biznesit 08142836. JET operon në tregun e internetit/online në ofrimin e ushqimit e që lidh konsumatorët me restorantet dhe partnerët e tjerë përmes platformave të tij.
Njoftohet, Përfaqësuesi i Autorizuar se nga data 21.12.2023 Autoriteti konsideron se lënda është e kompletuar (e plotë) me ç‘rast nga kjo datë, Autoriteti fillon procedurën e vlerësimit të përqendrimit.