2160 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Autoriteti i Konkurrencës lidh marrëveshje me Organin Shqyrtues të Prokurimit

Autoriteti i Konkurrencës ka lidhur Marrëveshje të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit me Organin Shyrtues të Prokurimit të enjten me 28 dhjetor 2023. Marrëveshja është nënshkruar nga Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës Neime Binaku-Isufi dhe Kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Vjosa Gradinaj Mexhuani.  

Qëllimi kryesor i saj është bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në fushën e hetimeve të shkeljeve, çrregullimeve dhe shtrembërimit të konkurrencës në Kosovë, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, bazuar në parimet e barazisë dhe të përfitimit reciprok.

Ky Memorandum i mundëson Autoritetit të Konkurrencës jetësimin e politikave të konkurrencës, të bazuara në implementimin e rregullave të cilat do të siguronin përfitime nga konkurrenca e ndershme në treg. Gjithashtu do të inkurajojë ndërmarrësinë dhe efikasitetin, me qëllim që konsumatorëve t’iu ofrohet një përzgjedhje sa më e gjerë, e që do të rezultonte me ulje çmimesh dhe përmirësim të cilësisë së produkteve. 

Ndërsa, kjo marrëveshje për Organin Shqyrtues të Prokurimit do të thotë organizimi i aktiviteteve të prokurimit për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, duke tentuar që të bëhen gjithnjë e më të besueshëm dhe të respektuar nga palët. 

  • Share