2161 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i përqendrimit

Prishtinë, më 05.01.2024

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

 

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 14.11.2023,  me Nr. Prot. 540/23-11/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes znj. Blerina Ramaj, Përfaqësuese Ligjore nga Shoqëria e Avokatëve RPHS Law L.L.C., lidhur me marrjen kontrollit të përbashkët nga ALFI Renewables dhe MK Green Energy ku secili do të zotëroj nga 50% të aksioneve si në Suntastic One ashtu edhe në Suntastic Two.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Letër Qëllimi jo-detyruese të lidhur  më 13 Nëntor 2023, përmes së cilës ata shprehin qëllimin e tyre serioz për të hyrë, në kohën e duhur, në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

ALFI Renewables, upravljanje alternativnih investicijskih skladov, d.o.o., kompani me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar dhe që funksion sipas ligjeve të Republikës së Sllovenisë, me adresë të regjistruar në Rrugën Verovškova u55A, 1000 Ljubljanë, Republika e Sllovenisë, e regjistruar pranë Regjistrit Gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Ljubljanë (slo. Okrožno sodišče v Ljubljani), me numër të identifikimit 8775958000 (blerësi 1).

MK Green Energy LTD, kompani me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar dhe që funksion sipas ligjeve të Republikës së Qipros, me adresë të regjistruar në  Griva Digeni 115, Trident Centre, 3101 Limasol, Republika e Qipros, me numër të regjistrimit HE 410180 (blerësi 2).

Parashtruesit e kërkesës do të ushtrojnë kontroll të përbashkët mbi ndërmarrjet si më poshtë:

Suntastic One d.o.o. Beograd, kompani me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar dhe që funksion sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, me adresë të regjistruar në Vladimira Popovića 50, Kati i 6, Apartamenti no. 463, 11070 Beograd (Beograd i ri), regjistruar pranë Agjencionit Serb të Regjistrimit të Biznesit me numër regjistrimit 21715883 (targeti 1).

Suntastic Two d.o.o. Beograd, kompani me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar dhe që funksion sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, me adresë të regjistruar në Vladimira Popovića 50, Kati i 6, Apartamenti no. 463, 11070 Beograd (Beograd i ri), regjistruar pranë Agjencionit Serb të Regjistrimit të Biznesit me numër regjistrimit 21715905 (targeti 2).

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

 

  • Share