Prishtinë, më 05.01.2024
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 24.11.2023, me Nr. Prot. 566/23-11/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes Jona Kaçinari – Përfaqësuese Ligjore nga Zyra Ligjore Kalo & Associates, Kosovë, lidhur me marrjen e kontrollit të vetëm nga NLB Skladi d.o.o., (blerës) dhe Generali Investments (shitës) mbi kompaninë e menaxhimit të fondeve të investimeve Generali Investments AD Skopje.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshja për Blerjen e Aksioneve, të nënshkruar më 10 Nëntor lidhur me blerjen e të gjithë kapitalit të aksioneve të përbashkëta të Shitësve në Generali Investments AD Skopje nga NLB Skladi.
NLB Skladi, upravljanje premoženja, d.o.o., një kompani e organizuar sipas ligjeve të Sllovenisë me numër të regjistrimit të biznesit 1876031000 dhe adresë të regjistruar në Tivolska cesta 48, 1000 Lublanë, Slloveni.
Generali Investments, družba za upravljanje, d.o.o., një kompani e organizuar sipas ligjeve të Sllovenisë me numër të regjistrimit të biznesit 5834457000 dhe adresë të regjistruar në Dunajska cesta 63, 1000 Lublanë, Slloveni.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.