2168 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i përqendrimit

Prishtinë, më 17.01.2024

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

 

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 27.11.2023, me Nr. Prot. 567/23-11/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes znj. Blerina Strana, Përfaqësuese Ligjore lidhur dhe marrjen e kontrollit të vetëm nga Kofola Česko Slovensko mbi Pivovary CZ Group a.s., dhe FONTÁNA PCZG s.r.o.  (Kompanitë e synuara).

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjet për Blerjen e 100% të aksioneve mbi PCZG, e lidhur ndërmjet PIVOVARY TRIANGL si blerës dhe Moravská pivovarská si shitës (Marreveshja1). Marrëveshja për Blerjen e Aksioneve e lidhur ndërmjet PIVOVARY TRIANGL si blerësi dhe Moravská pivovarská si shitës (Marrëveshja e 2).

Kofola ČeskoSlovensko a.s., është shoqëri aksionare, me numër të regjistrimit të biznesit 24261980 dhe adresë të regjistruar në Nad Porubkou 2278/31a, Poruba, 708 00 Ostrava, Republika Ceke. Aktiviteti i kompanisë:            merret me kontrollin dhe menaxhimin e aktiviteteve të biznesit të Kofola Group, kryesisht në prodhimin, shitjen me shumicë dhe shpërndarjen e pijeve joalkoolike.

SPV PIVOVARY TRIANGL, është kompani e kontrolluar nga Kofola, me zyrën e saj te regjistruar në Za Drahou 165/1, Pod Bezručovým vrchem, 794, Republika Çeke, 794, Krnov10. 198 83 218.

Pivovary CZ Group a.s., është shoqëri aksionare, me numër të regjistrimit të biznesit 09720618 dhe dresë të regjistruar në Komenského 3622/33a, Přerov I-Město, 750 02 Přerov, Republika Ceke.

Aktiviteti i kompanisë: prodhimi dhe shitja me shumicë e birrës.

FONTÁNA PCZG s.r.o, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me numër të regjistrimit të  biznesit 19600151 dhe adresë të regjistruar në Komenského 3490/35, Přerov I-Město, 750 02 Přerov,  Republika Ceke. Aktiviteti i kompanisë: shitje me shumicë e një game të gjerë alkoolike dhe joalkoolike.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

  • Share