2169 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim i përqendrimit

Prishtinë, më 17.01.2024

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 02/2023 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

 

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 15.12.2023, me Nr. Prot. 617/23-01/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes znj. Leonora Beka, Përfaqësuese Ligjore lidhur me marrjen e kontrollit të vetëm nga PV Group mbi Fortenova Group, përmes Open Pass Limited.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Mbështetje të Transaksionit me datë 29 Nëntor 2023 e lidhur mes Open Pass Limited, BidoCo, BidCo STAK, TopCo dhe Fortenova Group.

Open Pass Limited, është shoqëri e themeluar sipas ligjeve të shtetit Malta, me numër të regjistrimit të biznesit C 95571 dhe adresë të regjistruar në 53, Office 2, rr. Sir Adrian Dingli, Sliema Slm 1902, Malta.

Fortenova Group TopCo B.V. (“TopCo”) një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar dhe që funksionon sipas ligjeve të Holandës, me seli në Herikerbergweg 238, Luna ArenA, 1101 CM Amsterdam, Postbus 23393, 1100DW Amsterdam dhe e regjistruar në regjistrin tregtar të Dhomës së Tregtisë Holandeze me numër regjistrimi 71635416.

Fortenova Group MidCo B.V. (“MidCo”) një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar dhe që funksionon sipas ligjeve të Holandës, me seli në Herikerbergweg 238, Luna ArenA, 1101 CM Amsterdam, Postbus 23393, 1100DW Amsterdam dhe e regjistruar në regjistrin tregtar të Dhomës së Tregtisë Holandeze me numër regjistrimi 75572435.

Iter BidCo B.V. ("BidCo"), një shoqëri sapo e themeluar dhe që funksionon sipas ligjeve të Holandës, me seli në Herikerbergweg 238, Luna ArenA, 1101 CM Amsterdam, Postbus 23393, 1100DW Amsterdam dhe e regjistruar në regjistrin tregtar të Dhomës së Tregtisë Holandeze me numër regjistrimi 91376432.

 

Iter STAK Stichting (“BidCo STAK”), një shoqëri sapo e themeluar dhe që funksionon sipas ligjeve të Holandës, me seli në Herikerbergweg 238, Luna ArenA, 1101 CM Amsterdam, Postbus 23393, 1100DW Amsterdam dhe e regjistruar në regjistrin tregtar të Dhomës së Tregtisë Holandeze me numër regjistrimi 91369436.

 

Fortenova Group HoldCo B.V. (“HoldCo”) një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar dhe që funksionon sipas ligjeve të Holandës, me seli në Herikerbergweg 238, Luna ArenA, 1101 CM Amsterdam, Postbus 23393, 1100DW Amsterdam dhe e regjistruar në regjistrin tregtar të Dhomës së Tregtisë Holandeze me numër regjistrimi 71642412.

 

Fortenova grupa d.d. (“Fortenova Grupa”), një shoqëri e themeluar sipas ligjeve të Kroacis, me seli në rr. Marijana Cavica 1, Zagreb dhe numër regjistrimi 081179147. Në Kosovë Fortenova Group zhvillon veprimtarit e tij përmes palës së tretë – distributorit në vijim:

Migros Group Sh.p.k., një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas ligjeve të Repoublikës së Kosovës në Agjencinë e Regjitrimit të Bizneseve të Kosovës, me Numër Unik Identifikues 80056044, dhe me seli në Zona Industriale pn, Prishtinë, Kosovë.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

 

 

  • Share