2170 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 21.12.2023, me Nr. Prot. 637/23-11/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes znj. Mrika Gashi, Përfaqësuese Ligjore lidhur me blerjen e aksioneve të SLS HOLDCO (targeti). Nova Ljublanska Banka d.d., (blerës) dhe Biser Holdings Limited, European Bank for Reconstruction and Development (shitësit).

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjet për Shitblerjen e gjithë kapitalit aksionar të SLS HOLDCO.

Nova Ljublanska Banka d.d., është shoqëri aksionare e themeluar dhe e rregulluar sipas legjislacionit Slloven, me seli në Lubjanë dhe  adresë biznesi në Trg republike 2,1000 Lubjanë, regjistruar në regjistrin Slloven të Bizneseve me Nr. 5860571000 (blerësi). NLB është një nga institucionet financiare bankare më të rëndësishme dhe më të mëdha në Slloveni dhe rajon, i cili ofron një game të gjerë të shërbimesh dhe produktesh në lidhje me bankat financat, menaxhimin e fondeve dhe pensioneve. Në tregun e Kosovës NLB d.d., është prezent përmes shoqërisë: NLB Banka SH.A., një shoqëri aksionare, e themeluar në përputhje me ligjet e Kosovës, me seli në rr. Ukshin Hoti, nr. 124 Prishtinë, me numër unikë identifikues 810486250. 

Biser Holdings Limited, është një shoqëri e liruar në Ishujt Kajman, me seli të regjistruar në zyrat e në Walkers Corporate Limited, Cayman Corporate, me adresë Hospital Road, George Town, Grand Cayon KY1-9088 (shitësi 1).

European Bank for Reconstruction and Development, është organizatë ndërkombëtare e themeluar në bazë të traktatit, me seli qendrore në pesë (5) Bank Street Londër, E144 BG, Mbretëria e Bashkuar. (shitësi 2).

SLS HOLDCO, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit slloven, me seli dhe adresë Bleiweisova cesta 30/ 1000 Ljubljanë, e regjistruar pranë regjistrit tregtar me numër të regjistrimit 9175628000 (targeti).

  • Share