Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 21.08.2023, me Nr. Prot. 390/23-11/H si dhe plotësimit të kërkesës të datës: 22.12.2022, me Nr. Prot. 656/23-11/H ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit përmes Ardian Rexha – Përfaqësues Ligjor nga Zyra Ligjore Deloitte Kosova Sh.p.k., si dhe z. Korab Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i Viva Fresh Sh.p.k., lidhur me fitimin e kontrollit të pronësisë dhe blerës së 100% të aksioneve të Studio Moderna Kosovë SH.P.K), si dhe shoqërive të ndërlidhura si motra në rajon, Studio Moderna Albania, në Shqipëri. Studio Moderna d.o.o., në Malin e zi dhe Studio Moderna DOEL Skopje në Maqedoninë e Veriut nga SMA HOLDING Sh.p.k., shoqëri e grupit e Viva Fresh sh.p.k.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratës se Shitblerjes së Aksioneve të nënshkruar më datë 07.12.2023 ndërmjet SMA Holding sh.p.k, në cilësinë e blerësit (blerësi) dhe Studio Moderna Holding Investments B.V në cilësinë e shitësve (shitësit).
SMA HOLDING SH.P.K., shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e organizuar dhe themeluar sipas ligjeve të Shqipërisë, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me numër unik të identifikimit (NUIS): M32315031R si dhe adresë të regjistruar në Rr. Sami Frashëri, Kulla Metropol, K2, Tiranë, Shqipëri. SMA Holding është kompani në pronësi të Viva Fresh Sh.p.k. (blerësi).
Viva Fresh Sh.p.k., është kompani e themeluar dhe regjistruar në Republikën e Kosovës, me numër të regjistrimit të biznesit 810670390, me adresë në Magjistralja Prishtinë Lipjan NN, Suhadol, Graçanicë, Kosovë.
Studio Moderna Holding Investments B.V., shoqëri e themeluar në Holandë, sipas ligjeve të Holandës, e regjistruar në Dhomën e Tregtisë të Holandës me numër regjistrimi 69359164 me adresë të regjistruar në Rr. Hoogoorddreef 15, 1101BA, Amsterdam, Holandë (blerësi).
Studio Moderna Kosovë Sh.p.k., shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Kosovës, me numër unik identifikimi NUI: 810485632, me adresë të regjistruar në Rr. Ukshin Hoti, nr.120, Hy.C3/3B, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës (targeti).
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.