Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës mbajti të hënën me 29 janar 2024 takimin e fundit të Komitetit Drejtues të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për Autoritetin e Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”.
Përfaqësuesit e projektit raportuan për aktivitetet e pjesës së dytë të vitit 2023, dhe kështu duke përmbyllur mbështetjen teknike pesëvjeçare. Projekti ka ofruar një mbështetje të plotë për zhvillimin e politikave të konkurrencës duke mbuluar legjislacionin e ri, trajnimin gjithëpërfshirës, ngritjen e kapaciteteve, dhe mbështetjen për ngritjen e vetëdijes.
Përkrahja ka ndihmuar Autoritetin e Konkurrencës, si dhe Komisionin Ndihmës Shtetërore, në përpjekjet ekëtyre institucioneve të përafrohen me standardet e kërkuara të Bashkimit Evropian.