2233 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Seminari për vlerësime gjyqësore të Konkurrencës e mbajtur në Budapest - Hungari

Njoftojmë se Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës po ecën përpara me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mundësitë e ndërkombëtarizimit . Së fundmi, Kryetarja e Autoritetit Konkurrencës znj. Neime Binaku-Isufi dhe z. Albion Rexhepi ishin të ftuar në një seminar prestigjioz të organizuar nga Qendra Rajonale e Konkurrencës (RCC) në Budapest. Ky seminar ofroi një platformë të vlefshme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave nga shtete të tjera anëtare të RCC-së.

Në këtë takim, fokusi i diskutimeve kanë qenë Politikat e Konkurrencës , duke i harmonizuar procedurat ligjore me ligjet e Bashkimit Evropian si dhe pjesë tjetër e temave kanë qenë përqendrimet, zgjidhja e sfidave të tyre dhe impakti që mund ta kenë në treg. Përvojat e ndara nga vendet e tjera ishin burim i çmuar për ne, dhe arritëm edhe një marrëveshje për vendin tonë.

Në lidhje me këtë, është e rëndësishme të njoftojmë se për vitin e ardhshëm, gjyqtarë nga Kosova do të marrin pjesë në sesione trajnimi të specializuara dhe të organizuara nga RCC dhe të mbështetura nga Komisioni Evropian. Këto trajnime, më parë ekskluzive vetëm për vendet anëtare të BE-së, tani po zgjerohen për vendet jashtë BE-së, me Kosovën që është ndër të parët që përfiton. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të zgjeruar shkathtësitë tona dhe për të njohur më mirë praktikat e konkurrencës sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane.

Gjithashtu është marrë një premtim për të shikuar mundësitë e organizimit të një seminarit në Prishtinë. Seminar i cili do të sponsorizohet nga RCC dhe OECD. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur vetëdijen tonë mbi ligjin dhe praktikat e konkurrencës në një ambient lokal.

Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për të përfituar sa më shumë nga këto mundësi për të përforcuar rolin dhe rendësin AKRK-së në zbatimin e ligjit të konkurrencës në Republikën e Kosovës.

  • Share